Barcoleta

Alpet

Burri, duke plotësuar fjalëkryqin, pyet gruan:
“Grua a e din ku janë Alpet?”
Gruaja: “Nuk e di njeri. Ti e ki pastru’ shpinë herën e fundit”!
------------------------------------------

Problemi me gruan

Futet tipi me pushkë në kafe dhe bërtet: “Kush ka fjetur me gruan time?”
Dikush nga turma i përgjigjet:
“O jaran – paske marrë pak plumba me vete”.
------------------------------------------

Globalizimi

Nëse dy metra borë e minus 30 gradë celsius është ngrohje globale, atëherë çka është ftohja globale?
-----------------------------------------

Dhoma Nr.11

Zgjohet tipi nga koma pas një fatkeqësie komunikacioni dhe pyet: “Ku gjendem?”
Dikush i përgjigjet: “Në dhomën Nr. 11”
“Në spital apo në burg?”
----------------------------------------

Shok terapia

Dy mjekë bisedojnë ndër vete:
“Koleg kam dëgjuar se ju po i trajtoni pacientët me një shok terapi të re!”
“Po është e vërtetë. Fillimisht ua dërgojmë faturat!” 
---------------------------------------

Mjekimi

Vajza e re pas kthimit nga spitali i mburret shoqes së saj se si mbijetoi sëmundjes:
“Mi kanë bërë të gjitha analizat dhe gjithçka që kanë mundur: Duke filluar nga mamografia, tomografia, pornografia...”
---------------------------------------

Grindja

“Alo, policia?”
“Po, urdhëroni!”
“Dy vajza po rrehen për mua”
“E çfarë ka të keqe këtu?”
“E shëmtuara po fiton!”
---------------------------------------

Grindja

Gruaja i bërtet burrit: Të gjitha paratë po i shpenzon në alkool!
Burri: E ti po shpenzon gjithçka në kozmetikë!
Gruaja: Po unë po blej për tu dukur e bukur për ty!!
Burri: Edhe unë po pi për të mu dukur ti më e bukur!!!
----------------------------------------

Gjyqi

Gjykatësi pyet të dënuarin: “Pse e keni vrarë gruan tuaj, e jo dashnorin e saj?
“Po më lehtë e kisha ta vrisja gruan një herë, sesa nga një burrë tjetër çdo ditë”.
---------------------------------------

Burri vs. Gruaja

Burri i sapomartuar e regjistron numrin e gruas së tij në telefon si “jeta ime”!
Pas një viti e ndryshon në “gruaja”!
Pas dy viteve e regjistron si “shpia”!
Pas pesë viteve “shtriga”!
Pas dhjetë viteve “numri i gabuar” 





Posted By : Mani

Radio Dibra : Powered by : Mani Muca & Kastriot Packzz's