Investimet e premtuara per Dibren
Kryetari ii Dibrës Argëtim Fida, ka premtuar transparencë maksimale dhe angazhim më serioz në thithjen e investimeve në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, konkretisht me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve (MTL).
”Paraprakisht edhe me Ministrinë e Mbrojtjes arritëm që të marrim ish-kazermën, të përgatisim planin detal urbanistik për një zonë komerciale universitare në vazhdën e së cilës komuna e Dibrës bëri plane konkrete, u asfaltua rruga Dibër-Bllatë deri në hyrje të fakulteteve dhe me të gjitha procedurat e nevojshme me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve u bë parcelizimi i të gjitha parcelave të objekteve dhe në bazë të ligjit, Ministria e nxori në ankand publik shitjen e parcelave me interes të madh për këtë zonë komerciale”, ka thënë në konferencën për shtyp, kryetari i Komunës së Dibrës, Argëtim Fida.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për nëntë parcela atraktive, prej të cilave pesë janë për qendra komerciale duke pasur parasysh se kjo zonë është në afërsi të Republikës së Shqipërisë, prej ku gravitojnë mbi 200 mijë banorë të cilët kanë bërë traditë blerjen në qytetin tonë dhe katër parcela për qëllim të industrisë së lehtë.
“Parcela e parë ka sipërfaqe prej 2.649 m2, prej ku do të lejohet ndërtim me tre kate. Parcela e dytë ka sipërfaqe prej 3.658 m2, kushtet e ndërtimit janë të njëjta, parcela e tretë ka sipërfaqe prej 4.353 m2, parcela e katërt është 4.091 m2, dhe parcela e pestë me sipërfaqe prej 3.257 m2 ku çmimi i startit është vetëm 1.900 denarë. Të gjitha këto parcela para disa muajve kanë pasur start në vlerë prej 70 euro, me lobim të komunës u ul çmimi i startit në 30 euro si çmim i volitshëm. Unë kam shfrytëzuar rastin që në festën e bashkimit të dy Gjermanive, ofertën t’ia jap ambasadës sllovene, kroate, hungareze dhe në ditët në vazhdim edhe kompanive tjera të fuqishme të shtetit dhe jashtë. Të drejtë aplikimi do të kenë të kenë të gjitha subjektet fizike dhe juridike të vendit dhe nga jashtë më datë 21 tetor, ndërsa ankandi më datë 28 tetor të këtij viti. Besoj se do të ketë konkurrencë tejet të madhe, sepse janë në pyetje edhe katër parcela tjera për industri të lehtë”, ka thënë Fida. Kushtet e këtilla më të volitshme për të parën herë në Maqedoni, sipas Fidës i ofron vetëm Komuna e Dibrës, për të thithur investitorë për të hapur vende të reja pune, gjegjësisht mini-fabrika. Ai ka thënë se nuk do të lejoj të ketë keqpërdorim ose të fillohet ndërtimi pa leje dhe pa ligj.
Ilaci ne Banjat e Dibres
Në Banjat e Dibrës e cila ka një kapacitet tejet efikas sa u përket hapësirave dhe vetë objektit si dhe uji i mirë termomineral ka mundësuar këtë periudhë të jetë plot e përplot me mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare. Sipas informatave të marra nga pronari i Banjave të Dibrës, Mexhit Capa gjatë këtij sezoni vetëm në hotelin “Banjishtë” ka 300 mysafirë, 100 të tjerë janë akomoduar nëpër shtëpitë private të këtij fshati dhe 300 të tjerë në banjat e Kosovrastit.
“Numri është tejet i madh se vjen dita ditës rritet, interesimi është mbi nivel dhe ne tentojmë që të gjithë pacientët të jenë sa më rehat dhe me kushte efikase. Deri në tetor, të gjitha vendet janë të rezervuara dhe jam i bindur se edhe gjatë muajve të ardhshëm të kemi plot e përplot mysafirë”, ka thënë Capa.
Sa i përket pagesës për bujtje dhe të gjitha shërimet e ndryshme me terapi, ushqim dhe kushte të tjera, ata kushtojnë prej 25-35 euro për një ditë. Por, duke marrë parasysh bukuritë dhe pasuritë natyrore që ua ofroi vetë natyra, “mbi 140 të punësuarit në Organizatën Shëndetësore ‘Banjat e Dibrës’, bëjnë përpjekje maksimale që pacientët e tyre të ndihen sa më mire”.
“Kontribut të jashtëzakonshëm japin punëtorët shëndetësorë, të cilët pacientëve dhe mysafirëve u japin elementet shëruese për nevojat e tyre. Uji termomineral përmban sulfur-karbon dhe këto banja renditen ndër më të mirat në botë pasi shërojnë 30 lloje sëmundjesh: sëmundjet reumatike, ato të lëkurës, sëmundjet e lehta të sheqerit, spondilozë, sterilitet, sëmundjet muskulore… Zakonisht gjatë këtij sezoni vjeshtor numër më të madh të mysafirëve ka nga Shqipëria dhe Kosova dhe shumë pak nga Maqedonia, kryesisht vizitorët janë nga viset e Pollogut, Tetova, Gostivari, Shkupi, Kumanova, Manastiri, Ohri etj”, ka thënë Capa.
Ndryshe, një klient brenda një ditë shfrytëzon pansionin e tërësishëm duke llogaritur këtu edhe shërbimet e tjera shëruese si dhe terapinë. Banjat janë të lidhura me linjë direkt të autobusëve.
Interesimi mbi nivel
“Numri është tejet i madh se vjen dita ditës rritet, interesimi është mbi nivel dhe ne tentojmë që të gjithë pacientët të jenë sa më rehat dhe me kushte efikase. Deri në tetor, të gjitha vendet janë të rezervuara dhe jam i bindur se edhe gjatë muajve të ardhshëm të kemi plot e përplot mysafirë”, ka thënë Capa.
Radio Dibra :